PLAGËT E DHIMBJES NË FILMIN E FATMIR TERZIUT "Ato janë plagë, plagë të dhimbshme. Të dhimbshme edhe kur vritet djali i vetëm nga stuhia e fuqishme natyrale, djali i një ...
...çifti anglez i lindur si dhuratë nga Zoti pas 18 vjetësh martesë të tyre, të dhimbshme edhe kur dasma shqiptare kthehet në mort, edhe kur foshnja e nënës boshnjake vdes nga bajonetat e mallkuara, të dhimbshme edhe kur çifti polak që jeton në këtë rrugë ka mori problemesh të panjohura...Janë të dhimbshme se janë pjesë e jetës. Jeta është morali i filmit në Windy Corner. Ajo duhet jetuar, thotë autori.
Filmi më i ri i Fatmir Terziut mban dhimbjet dhe emocionet e një katastrofe natyrore të ndodhur në Jug-Lindje të Anglisë në vitin 1987, stuhi e fuqishme që i mori jetën 16 personave dhe plagosi më se 200 vetë. Kjo stuhi është cilësuar si stuhia më e madhe e ndodhur në këtë vend që nga viti 1703. I titulluar Windy Corner (Rruga e Errërave) filmi me metrazh të shkurtër zgjat 10 minuta dhe ka prezencën e aktorëve me emër në skenën Britanike dhe Europiane, si Grainnie Gillis, Tereza Kamenicka, Magda Gledzsc. Në film luajnë edhe aktorë me përvojë modeste e të rrinj shqiptarë si Fadil Krasniqi, Lule Gashi, Arbër Pllana, Evi Adami, Lucy Adami, Marcela Shehu e të tjerë në role episodike dhe figurantë.

Filmi krahas kësaj teme rrethohet në tërë strukturën e tij me një mori ndodhish që janë pjesë e jetës Britanike në këto vite. Në fillim është tema e dhimbjeve të pashtershme të luftës së popullit shqiptar në Kosovë, e përshkuar më mjeshtëri artistike dhe realizim të shkëlqyer. Një e re, e cila është në ditën e martesës së saj, Ana, është dëshmitare e një skene mizore, ku armët e barbarëve qëllojnë pa shkas mbi të pafajshmit, vrasin këdo. Ajo si një dëshmitare në këtë skenë paraqitet me tërë cilësitë shqiptare, e bukur, e veshur me kostumin traditional shqiptar të krahinës së Rrugovës. Shansi i ka qëlluar të fshihet diku dhe të shpëtojë nga plumbat e mallkuar, por jo nga ëndërrat që e ndjekin edhe këtu ku jeton tashti, në Mbretërinë e Bashkuar. Skena është e dhimbshme dhe tepër emocionale. Është me vend të përmendet, këtu ndihma e pallogaritshme që Bashkësia Shqiptare “Faik Konica” e drejtuar nga z.Talat Pllana në Mbretërinë e Bashkuar i dha realizimit të skenës së dasmës.
Skena tjetër është po ashtu e dhimbshme dhe i takon një lufte tjetër në Ballkan. Një grua Boshnjake jeton në Rrugën e Errërave dhe e shkuara e saj sillet në sekuencat filmike nga regisori dhe drejtori Fatmir Terziu me faktin e dhimbshëm ku paramilitarët serbë i vrasin bebin e saj tremuajsh.
Skena më e goditur dhe më e realizuar është ajo që paraqet stuhinë. Një stuhi tepër orrigjinale, ku dritare të thyera, tjegulla që fluturojnë si copa letre dhe ndërtesa që shkulen paraqiten tepër realisht. Efektet anësore janë të pallogaritshme.
Filmi përshkohet me nota dhimbjeje dhe emocionesh të pashtershme në tërë minutazhin e tij. Ai rreket mes faktit dhe imagjinatës për të sjellë në dritë para spektatorit mesazhin se e keqja është gjithmonë e keqe, edhe pse ndodh nga faktorë natyrorë ose nga djaj të ushqyer me nacionalizma të sëmura shekullore. Ajo është e tillë, e keqe, është e dhimbshme edhe kur vritet djali i vetëm nga stuhia e fuqishme, djali i një çifti anglez i lindur si dhuratë nga Zoti pas 18 vjetësh martesë të tyre, edhe kur dasma shqiptare kthehet në mort, edhe kur foshnja vdes nga bajonetat e mallkuara, edhe kur çifti polak që jeton në këtë rrugë ka mori problemesh të panjohura. Jeta është morali i filmit në Windy Corner. Ajo duhet jetuar, thotë autori.
Skenari i filmit është shkruar nga Fatmir Terziu dhe është drejtuar dhe prodhuar po nga autori në studiot digitale të LSBU Londër. Kamera është përdorur nga i talentuari Reza Tochachi. Muzika është kompozuar nga Jason Grant dhe Mirza Basiç. Ajo është një ndërsjellje e kombinuar me kitaren elektronike dhe mandolën, po edhe me pianon e luajtur mjeshtërisht, muzikën shqiptare të luajtur nga orkestrantë shqiptarë në Londër, muzikën boshnjake dhe atë moderne europiane.
Filmi pritet të paraqitet së shpejti në disa festivale ndërkombëtare, pasi juria e drejtuar nga Dr. Charlotte Crofts e vlerësoi shkëlqyeshëm. Vlen të përmendet fjala vlerësuese e filmkrijuesit amerikan Bertie Stephens: “ Windy Corner është film me kredibilitetin e filmave të shikuar në ekranin e BBC-së, por me një peshë e notë më realistike, më tërheqëse...”.
Filmi është në gjuhën angleze dhe së shpejti autori po punon t’a paraqesë edhe në gjuhët shqip, boshnjake, polake, sllovake dhe perse.
Fatmir Terziu është autor edhe i disa filmave të tjerë me metrazh të shkurtër, si Rivermusic (2003), Sentimental Journey (2004), Capoeira (2005) dhe film-dokumentarëve Trokamat në Jetën e një Pene (2003), Në Kosovë andej nga Kulla e Jasharajve (1999-2006) etj. Filmi i kategorisë ‘instalim’ Think Again (2006) është padyshim një paraqitje artistike e kombinuar me modernen në artin e filmit. Filmat 60 sekondëshe One egg (2005) dhe Pencil and Computer (2006) janë publikuar nga BBC në Mbretërinë e Bashkuar. Për më se dhjetë javë ato kanë qenë seleksionuar ndër dhjetë filmat më të shikuar e vlerësuar nga vizitorët e BBC-së online. Së shpejti autori do të jetë në një bashkëpunim më të ri lidhur me një temë të dhimbshme shqiptare në një film të kategorisë fiction. "
Dërguar më 12.05.2006 nga Agimi
READ ABOUT THIS FILM:
THE HURTS OF PAIN IN TERZIU’S FILM
“They are hurts, very painful hurts. They are painful when a little boy, born to a couple after 18 years of marriage, was killed by the storm and they are painful when a child die under bayonet’s armed force in Bosnia warfare, and they are painful when Albanian Wedding in Kosova is transformed into massive death, and they are painful to when a Polish couple who lives in the Windy Corner faced with a lot of unknown problems in their daily life…
They are painful, because are parts of life. Life is the moral of the Windy Corner. Life needs to be lived”, said the author of this short film. Fatmir Terziu’s latest short film Windy Corner holds the weight of pains and emotions of a natural disaster which happened in South East England in October 1987. According to the media, The Great Storm of October 1987 was the worst to affect the south east of England since 1703. After the storm had passed the landscape was changed, some “15 million trees were felled and whole forests decimated. Buildings suffered several damage and ships were driven on to shore. 16 people died as direct result of the storm damage.” The script is about a similar storm happening in Windy Corner, a normal terraced London street. A little boy, born to a couple after 18 years of marriage, was killed by the storm. The film though highlights the change of this street from the past to the present. Windy Corner explores the lives of a few of its inhabitants and what brought them to the street, but also the theme of the storm is always present. It lasts about 10 minutes and stars Grainnie Gillis, Dr. Charlotte Crofts and Mr. Chris Elliottof Faculty of Art and Human Science at LSBU (London South Bank University) said of the film: “a powerful exploration of multiculturalism through the unifying device of the storm. Impressive storm sequence very well handled with strong use of special effects. The work is interesting in its blend of social commentary about multiculturalism and pshycological fantasy”. The music for this film was composed and played by Jason Grant and Mirza Basic. The film will be shown in two film festival very soon. Tereza Kamenicka, Magda Gledzsc, Fadil Krasniqi, Lule Gashi, Arbër Pllana, Evi Adam, Lucy Adam, Marcela Shehu, Molie Fielf and others with secondary or bit-part roles.
terziufilms